RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania ndalon përpjekjet për të sfiduar juridiksionin e GJNP-së mbi udhëheqësit iz’raelitë

britania-ndalon-perpjekjet-per-te-sfiduar-juridiksionin-e-gjnp-se-mbi-udheheqesit-iz’raelite

Britania e Madhe tha sot se nuk do të vazhdojë me përpjekjet për të vënë në dyshim nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka juridiksion për të lëshuar urdhër arresti për kryeministrin izraelit dhe ministrin e Mbrojtjes, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Ky vendim erdhi pasi prokurori i GJNP-së, Karim Khan, njoftoi në maj se kërkimin e urdhrave të arrestit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte.

Dokumentet e gjykatës të bëra publike në qershor zbuluan se Britania, vend anëtar i GJNP-së, fillimisht kishte paraqitur kërkesë për të ofruar vëzhgime me shkrim nëse gjykata mund të ushtronte juridiksion mbi shtetasit izraelitë, duke qenë se Palestina nuk mund të ushtrojë juridiksion penal mbi shtetasit izraelitë sipas Marrëveshjes së Oslos.

Megjithatë, Britania ka zgjedhur një qeveri të re të udhëhequr nga Partia Laburiste.

Sipas gazetës “Guardian”, zëdhënësi i kryeministrit Keir Starmer ka konfirmuar se qeveria e mëparshme nuk e kishte paraqitur propozimin e saj përpara zgjedhjeve të 4 korrikut.

“Në paraqitjen e GJNP-së mund të konfirmoj se qeveria nuk do të ndjekë (propozimin) në përputhje me qëndrimin tonë të kahershëm se kjo është një çështje për të cilën duhet të vendosë gjykata”, u tha gazetarëve zëdhënësi.

Gati 39.200 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 90.400 janë plagosur në nga sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit e urdhëroi atë të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Frikë nga sulmet e Iranit dhe Hezbollahut, Izraeli bën gati bunkerin nëntokësor për strehimin e qeverisë

admin

Zhvillimet në veri, Kurti edhe sot pret në takim emisarin gjerman

admin

Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit Natasha Tomaniq

RTI