78% e shoqërisë bullgare ka frikë se nuk do të arrijë të mbulojë shpenzimet financiare në vitin 2023. Këtë tregon sondazhi kombëtar mbi qëndrimet ekonomike të popullsisë në vend, i përgatitur nga agjencia sociologjike “Trend”. Në sondazh kanë marrë pjesë 1001 të anketuar.
77% e njerëzve i kanë kufizuar blerjet e mallrave shtëpiake për shkak të rritjes së çmimeve dhe 73% kanë kufizuar blerjet e veshjeve, sepse janë të shqetësuar për gjendjen e tyre financiare. 56% e bullgarëve blejnë më pak mallra ushqimore sepse ato janë shumë të shtrenjta, 43% kanë frikë se mund të humbasin punën.
76% e njerëzve janë të shqetësuar për pagesën e faturave të shtëpisë në dimër, 17% nuk kanë asnjë shqetësim dhe 7% nuk mund të japin një mendim.
55% e bullgarëve presin që situata ekonomike në vend do të përkeqësohet, 29% nuk presin asnjë ndryshim dhe vetëm 11% presin përmirësim. Këta të fundit janë kryesisht të rinj, me arsim të lartë dhe punë me rroga të larta. /monitor