RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bundestagu ndryshon ligjin: Ata që kanë jetuar 5 vjet në Gjermani mund të marrin leje qëndrim të përhershëm

bundestagu-ndryshon-ligjin:-ata-qe-kane-jetuar-5-vjet-ne-gjermani-mund-te-marrin-leje-qendrim-te-perhershem

Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet shans azilkërkuesve që jetojnë 5 vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi.

Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 deputetë abstenuan.

Sipas ndryshimeve të miratuara, e drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për të huajt e integruar mirë që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurt. Nga lehtësimet e ofruara përjashtohen kriminelët dhe njerëzit që fshehin identitetin e tyre për të shmangur dëbimin.

Azilkërkuesit do të përfitojnë nga këto ndryshime, sepse do të kenë në dispozicon një vit që të gjejnë një vend pune dhe të dëshmojnë disa kushte tjera që duhet të plotësohen për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm.

Pra, azilkërkuesit e refuzuar që në Gjermani jetojnë me ‘Duldung’ (leje e përkohshme e qëndrimit), duhet të dëshmojnë se e kanë një vend pune, se mund të jetojnë pa ndihmën e shtetit dhe se e kanë mësuar gjuhën gjermane.

Këta persona nuk guxojnë të kenë rënë ndesh me ligjin dhe të paraqesin dokumente të falsifikuara. Ndërkohë, kur është fjala për punëtorët e kualifikuar, ata mund të marrin familjet e tyre menjëherë edhe pa njohjen e gjuhës gjermane.

Related posts

Çmendet burri në Kosovë, godet me thikë të miturin në Prishtinë

admin

Kurti: Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova

RTI

Ministri Sveçla kërcënohet me vdekje nga organizata terroriste serbe

admin