Molla për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.
Ajo përmban flavonoidë të cilët favorizojnë absorbimin e kalciumit duke parandaluar në këtë mënyrë osteoporozën dhe artritin.
Në mollë gjendet gjithashtu një përbërës i shkëlqyer si pektina që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës është një nga më të mirët që ekziston.
Çaji i mollës ndihmon në kurimin e astmës dhe bronkitit pasi përmban veti antibakteriale dhe anti inflamatore. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes.
Pirja e rregullt e çajit të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit që kanë vuajtur nga verdhëza.
Ndihmon po ashtu në ripërtëritjen e mëlçisë. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të përdoren të thara gjatë vitit.
Gjithashtu përveç luleve edhe gjethet e mollës përmbajnë një antioksidant të quajtur kuercetinë e cila sipas studimeve përmirëson, forcon dhe mbron sistemin imunitar.
Gjethet e mollës janë të pasura me kalcium, një nga përbërësit kryesorë që ndihmon në forcën e kockave dhe dhëmbëve. Ato ushqejnë dhe i japin shkëlqim edhe lëkurës.