Dhjetëra çeçenë kanë arritur në kufirin Bosnje-Kroaci për t’i shpëtuar mundësisë së rekrutimit nga Rusia për luftën në Ukrainë dhe kanë kërkuar azil në Evropë.
Burra, gra dhe fëmijë, të veshur me xhaketa të errëta dhe me çanta të mëdha, kanë udhëtuar nga republika jugore ruse për të arritur në Bosnje-Hercegovinë, ku lejohen të hyjnë pa vizë.
“Çështja më e madhe është mobilizimi në ushtri dhe pjesëmarrja në luftën e Ukrainës”, tha Isa Daduyev nga Asambleja e Çeçenëve të Evropës. “Nëse refuzoni t’i bashkoheni ushtrisë, përballeni me një dënim me burg”, shtoi ai.
Çeçenët janë mbledhur afër kufirit me Kroacinë javët e fundit dhe disa po flenë jashtë në motin e ftohtë, ndërsa presin një shans për të kaluar në Bashkimin Evropian, raporton the times.
Rreth 50 çeçenë po qëndrojnë pranë pikës kufitare Maljevac, rreth 321 kilometra nga Sarajeva dhe 112 kilometra në jug të Zagrebit, sipas Ministrisë së Sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës.