Të paktën tetë persona kanë vdekur në një zjarr shkatërrues që përfshiu disa kontejnerë transporti në Republikën Çeke, deklaruan zjarrfikësit.
”Zjarri shpërtheu rreth orës 02:00 dhe u përhap me shpejtësi. Asnjë nga banorët nuk mund të shpëtohej i gjallë”, theksoi një zëdhënëse e shërbimeve të shpëtimit.
Kryeministri çek Petr Fiala shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vdekurve.
“Kjo është një tragjedi e madhe njerëzore që nuk mund të lërë askënd indiferent”, shkroi kryebashkiakja e Brnos, Marketa Vankova në Twitter.
Qyteti i dytë më i madh çek ndodhet rreth 200 kilometra në juglindje të Pragës.
Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët gjatë gjithë natës.
Vetëm në orët e para të mëngjesit zjarri u shua përfundimisht.
”Të vdekurit ende nuk janë identifikuar. Supozohet se ata ishin të pastrehë”, theksoi një zëdhënës i policisë. /atsh
Eight people died in a nighttime fire that broke out after 2:00 and was put out by firefighters before 7:00 in portable buildings in Plotni Street in Brno, Czech Republic. pic.twitter.com/bb4pzg4ms7
— BrnoNewsCTV (@BrnoNewsCTV) May 4, 2023