RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çështja e njohjes së Kosovës “përplas” Gjermaninë me Spanjën

ceshtja-e-njohjes-se-kosoves-“perplas”-gjermanine-me-spanjen

Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është diskutuar në takimin e ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian më 27 maj, në kohën kur Spanja njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Sipas burimeve të “Radios Evropa e Lirë” për këtë ka pasur grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ishte “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”, ka raportuar ky medium.

Spanja vazhdon të mos e njohë Kosovën. Ky shtet tashmë e njeh Palestinën, për të cilën njohje ka thënë se situata e Palestinës ndryshon prej asaj të Kosovës. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës kanë thënë për REL-in se pozicioni i këtij shteti karshi Kosovës mbetet i pandryshuar.

“Situata e Palestinës është shumë ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk cenon integritetin territorial të Izraelit, pasi ky territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit. Vendimi i Spanjës për ta njohur shtetin e Palestinës synon të mbështesë të drejtën ndërkombëtare, parimet e Kartës së OKB-së dhe Rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezon, këshilltare për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës.

Spanja, Norvegjia e Irlanda iu bashkuan së fundmi më shumë se 140 shteteve prej 193 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që e njohin Palestinën. Në anën tjetër, Kosova njihet prej më shumë se 110 shteteve.

Related posts

REL: Pas vizitës në Kiev, Orban do të takohet me Putinin në Moskë

admin

Xhaferi më 28 janar votohet për kryeministër të Maqedonisë së Veriut

admin

Shtëpia e Bardhë: Jemi fokusuar në përpjekjet tona për uljen e tensionit në Lindjen e Mesme

RTI