RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë është ftohja e kokës, si shërohet dhe pse quhet kështu?

cfare-eshte-ftohja-e-kokes,-si-sherohet-dhe-pse-quhet-keshtu?

Ftohja e kokës, e cila ndonjëherë ngatërrohet me ftohjen e zakonshme, shkakton simptoma të tilla si bllokim hundësh, teshtitje dhe dhimbje të fytit. Ftohjet e kokës janë tepër të zakonshme dhe ndërkohë që nuk ka kurë për ftohjet, mund të ndërmerrni disa veprime që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë ndërsa prisni që ftohja të kalojë.

Çfarë e shkakton ftohjen e kokës?

Ftohjet e kokës janë sëmundje virale dhe shkaktohen nga disa viruse të ndryshme. Llojet më të zakonshme të viruseve që shkaktojnë ftohje në kokë janë adenoviruset, rinoviruset dhe koronaviruset, Theksojmë se COVID-19 nuk është një nga koronaviruset që shkakton thjesht ftohjen e zakonshme. Një lloj tjetër virusi që ka qenë veçanërisht i përhapur këtë vit është RSV (i njohur si virusi sincicial i frymëmarrjes).

Sipas MedlinePlus, mund të prekesh nga ftohja e kokës duke përhapur mikrobet në fytyrë, si p.sh. kur prek hundën pasi prek një sipërfaqe me mikrobe mbi të. Gjithashtu mund të ftoheni duke thithur mikrobet. Kjo nënvizon rëndësinë e larjes së duarve rregullisht, mbajtjes së tyre larg fytyrës (veçanërisht kur jeni në publik) dhe mbajtjes së distancës sa më shumë nga ata që janë të sëmurë.

Cilat janë simptomat e ftohjes së kokës?

Ja ku hyn në lojë emri “ftohje e kokës” – kjo është për shkak se simptomat ndikojnë kryesisht në ndjesinë e kokës dhe qafës. Simptomat e një ftohjeje të kokës zakonisht shfaqen dy deri në tre ditë pasi jeni infektuar, sipas MedlinePlus, i cili rendit simptomat e ftohjes së zakonshme si më poshtë:

Dhimbje të fytit, bllokim i hundëve, kollë, tështitje, rrjedhje hundësh. Gjithashtu ftohja e kokës mund të shkaktojë dhimbje koke dhe dhimbje veshi.

Si trajtohen ftohjet e kokës dhe a mund të parandalohen?

Fatkeqësisht, siç u tha më lart, nuk ka trajtim brenda natës për ftohjet e kokës. “Trajtimi i vetëm i vërtetë për një ftohje është koha. Virusi do të kalojë rrjedhën e tij dhe zakonisht kalon brenda pesë deri në 10 ditë.

Por disa zakone mund ta ndihmojnë trupin tuaj të luftojë virusin. Këto përfshijnë pushimin, marrjen e shumë lëngjeve dhe ngrënien e ushqimeve me vlera ushqyese. Një gjë që duhet të shtoni në listën tuaj ushqimore kur jeni të sëmurë është supa e pulës. Ky nuk është vetëm një mit pasi në të vërtetë ju ndihmon të ndiheni më mirë kur jeni ftohur. Arsyeja është se supa ju furnizon me lëngje, është një burim proteinash dhe një burim karbohidratesh.

Përveç këryre, disa medikamente pa recetë mund t’ju ndihmojnë të rikuperoheni nga ftohja e kokës. Dekongestantët dhe frenuesit e kollës mund të ndihmojnë të rriturit që vuajnë nga një ftohjet e kokës, ashtu si edhe një sprej i kripur për hundët.

Sipas MedlinePlus, mund të provoni edhe gargarë me ujë të ngrohtë me kripë, si dhe një sprej fyti pa recetë për të trajtuar simptomat e ftohjes së zakonshme.

Related posts

Çfarë është plasticiteti i trurit dhe si funksionon ai?

admin

Çfarë ndodh me trupin nëse pini shumë ujë? Ja problemet shëndetësore me të cilat mund të përballeni

admin

​Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë pas skadimit të afatit

admin