RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çfarë po ndodh në Kili? Ngordhin mijëra zogj, nis hetimi i fenomenit misterioz

cfare-po-ndodh-ne-kili?-ngordhin-mijera-zogj,-nis-hetimi-i-fenomenit-misterioz

Që nga dhjetori 2022, Kili është prekur veçanërisht nga gripi i shpendëve, i cili tashmë ka vrarë 10% të popullsisë së pinguinëve Humboldt dhe mijëra zogj të tjerë. Të paktën 3500 zogj deti janë gjetur të ngordhur në brigjet e Kilit verior që nga 26 maji, sipas autoriteteve të vendit që hetojnë fenomenin misterioz, megjithëse gripi i shpendëve është përjashtuar.

Qindra trupa të kormoranëve Guanay janë gjetur në plazhet në Quiquimbo, rreth 400 kilometra në veri të Santiago, nga anëtarë të Shërbimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë, pak metra larg hoteleve, restoranteve dhe kazinove në zonë.

Rezultatet e testeve laboratorike të shpallura dje përjashtuan mundësinë që të ishte gripi i shpendëve, sipas drejtorit të agjencisë, Jorge Mauz. Megjithatë, shkaqet e ngordhjes masive të zogjve nuk janë sqaruar ende, shkruajnë mediat e huaja.

“Diçka po ndodh në det që po vret këta zogj, të cilët zhyten në oqean për të gjetur ushqim”, shpjegoi ai.

Që nga dhjetori 2022, Kili është prekur veçanërisht nga gripi i shpendëve, i cili tashmë ka vrarë 10% të popullsisë së pinguinëve Humboldt, një specie e pambrojtur, si dhe mijëra zogj të tjerë. Një 53-vjeçar u bë gjithashtu në fund të muajit mars i pari i infektuar nga kjo sëmundje në vend dhe ndodhet ende në spital. /syri

Related posts

Muja publikon listën e organizatave kriminale në veri: Rekomandoj arrestime

admin

BE-ja: I papranueshëm vendimi i Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importeve nga Ukraina

rezart morina

Bllokimi i pikave kufitare, Osmani akuzon Serbinë se po tenton të krijojë tensione përmes “bandave kriminale”

admin