RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çfarë thotë BE për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit?

cfare-thote-be-per-mundesine-e-hapjes-se-ures-se-ibrit?

Bashkimi Evropian thotë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit zgjidhet me dialog.

Kështu kanë deklaruar nga Zyra e BE-së në Kosovë për teve1.info pas deklaratave të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Elshani në “Këndin e Debatit” deklaroi se Ura e Ibrit do të hapes së shpejti.

“Unë e konsideroj që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapët. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hapë ura dhe me u mbushë më autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutu me eprorët tonë se si ka mundësi kjo të bëhet. Forma se si do të hapët është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shumë shpejtë do ta kemi edhe urën e hapur”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, BE thotë se hapja e urës është temë e dy marrëveshjeve të arritura në vitin 2015 dhe 2016.

“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik. Duke qenë se kjo është një çështje që i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim lidhur me urën duhet të bëhen në kuadër të dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”.

Lachana bëri thirrje për të dyja palët në dialog që të zbatojnë çdo marrëveshje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“BE-ja mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE-ja gjithashtu u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga çdo veprim provokues që mund të rrezikojë stabilitetin e terrenit dhe të largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve – që duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, deklaruan nga Zyra e BE-së.

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe Lista Serbe duke thënë se kjo është “lëvizje e panevojshme dhe e papranueshme”.

Sipas Listës Serbe, qëllimi është destabilizimi i situatës.

“Kujtojmë se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Njëkohësisht theksojmë se trafiku aktualisht po rrjedh normalisht nga pjesa jugore në veri të qytetit në katër drejtime, mbi tre ura dhe një rrugë lokale, dhe nuk ka nevojë për urën”, thonë nga Lista Serbe.

Ndryshe, në muajin prill Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Barrikadat e para në këtë urë janë vënë në vitin 2011 nga ana e serbëve lokalë.

Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”. Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.

Related posts

Borrelli do ta takojë nesër Kurtin dhe Vuçiqin në Paris

admin

Zyrtare: Brenda 4 vjetëve, nga Kosova u larguan mbi 150 mijë banorë

rezart morina

Mbi 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Siri, mes tyre edhe anëtarë të grupit Hezbollah

admin