RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohen nafta e benzina

cmimet-e-derivateve-per-48-oret-e-ardhshme,-lirohen-nafta-e-benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e derivateve për sot dhe nesër.

Krahasuar me ditën e djeshme për 48 orët e ardhshme çmimi i benzinës dhe naftës do të jetë më i ulët, ku benzina është liruar për 1 cent, kurse nafta për 3 cent.

Çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74€ për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.63€ për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78€ për litër

Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 17-18/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Related posts

Gjermania dhe SHBA kundër taksave për super të pasurit!

admin

Lufta në Gaza/ Bloomberg: Turqia ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Izraelin, afër 7 miliardë dollarë vlerë

admin

Australia rifillon financimin për UNRWA-në në Gaza, pret që edhe vendet e tjera të ndjekin hapin

RTI