RTV AHIRETI
Shëndetësi

COVID-19: Vdekjet janë faj i një infeksioni bakterial

covid-19:-vdekjet-jane-faj-i-nje-infeksioni-bakterial

Flitet shpesh për dhjetëra miliona vdekje të shkaktuara nga pandemia e gripit spanjoll të vitit 1918: por a jemi të sigurt se ishte vërtet virusi H1N1 që vrau të sëmurët?

Sipas një artikulli në ‘’The Conversation’’ të shkruar nga imunologu Hayley Muendlein, shpesh shkaku i vdekjeve të të infektuarve nga një virus nuk është vetë virusi, por një infeksion bakterial shoqërues.

Ky ishte rasti jo vetëm me gripin spanjoll, siç tregoi analiza e mostrave të indeve të mushkërive nga të vdekurit (kryesisht vdekjet nga pneumonia bakteriale), por edhe me pandemitë H2N2 të vitit 1957 dhe H1N1 të vitit 2009 kur pothuajse një e pesta e pacientëve të infektuar u prekën gjithashtu nga infeksionet bakteriale të cilat rrisin rrezikun e tyre për vdekje.

Covid-19 duket se sillet në të njëjtën mënyrë: sipas një rishikimi sistematik të kryer në vitin 2021, midis 16% dhe 28% e të rriturve të shtruar në ICU për shkak të Covid kishin gjithashtu një infeksion bakterial.

“Krahasuar me ata që sapo u infektuan me koronavirus, këta pacientë qëndruan në spital dy herë më shumë, ishin katër herë më të rrezikuar të kishin nevojë për ventilim mekanik dhe tre herë më shumë në rrezik të vdisnin”, shpjegon Muendlein.

Prania e gripit sezonal dhe marrja e një infeksioni bakterial në të njëjtën kohë rrit rrezikun e shtrimit në spital: dy bakteret që zakonisht shkaktojnë koinfeksion janë Streptococcus pneumoniae dhe Staphylococcus aureus, të cilët zakonisht jetojnë në heshtje në traktin tonë të frymëmarrjes.

Por si ndërveprojnë viruset dhe bakteret, duke dobësuar trupin e strehuesit të infektuar? Ata punojnë në ekipe: viruset në fakt janë në gjendje të vrasin qelizat epiteliale që mbulojnë mushkëritë dhe veprojnë si një pengesë kundër patogjenëve të thithur, duke i lënë bakteret të lira.

Viruset gjithashtu mund të ndryshojnë sipërfaqen e qelizave epiteliale dhe imune duke reduktuar numrin e receptorëve që i lejojnë ata të njohin patogjenët dhe të përgatisin trupin për një përgjigje. /atsh/

Related posts

Testi 30 sekondësh që tregon se sa e shëndetshme është zemra juaj

admin

A ju shton kafja në peshë?

admin

Edhe 1 mijë e 480 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin