RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ç’po ndodh me popullsinë e Shqipërisë?

c’po-ndodh-me-popullsine-e-shqiperise?

Në 30 vitet e ardhshme popullsia e Shqipërisë parashikohet të arrijë në 2 milionë.

Është ky projeksioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë në botë, duke e renditur Shqipërinë ndër 6 vendet më të rrezikuara për t’u tkurrur deri në vitin 2054, shkruan A2 CNN.

Por çfarë ka ndodhur me popullsinë e Shqipërisë në vite?

Popullsia ka arritur aktualisht në 2.4 milionë banorë, duke pësuar një rënie prej rreth 420 mijë banorë ose me 13.8 për qind kundrejt censit 2011. Një tendencë që ka vijuar gjatë dekadave të fundit, nëse shohim censin e vitit 1989. Qartazi duket se Shqipëria ka hyrë në një fazë rënie pa kthim të popullsisë.

Por paralelisht me largimet jashtë vendit, në vite kanë ndodhur edhe lëvizjet masive të popullsisë drejt zonave te tjera, qe ndryshe njihet si migrimi i brendshëm.

Për shkak te zhvendosjes brenda territorit përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare, ose rreth 32 për qind banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10 për qind, ndjekur nga Elbasani dhe Durrësi. Ndërsa qarqet më pak të populluar janë Gjirokastra dhe Kukësi, me më pak se 3 për qind.

Por cilat janë arsyet e pakësimit të popullsisë së Shqipërisë?

Tre janë faktorët kryesorë: emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm; reduktimi i ndjeshëm i numrit të lindjeve dhe plakja e popullsisë. Një situatë që ka efekte në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare, të cilat kanë nisur të ndihen në Shqipëri.

Ajo që ndodh janë problemet me gjetjen e burimeve njerëzore në tregun e punës, mungesa këto që çojnë në uljen e produktivitetit të ekonomisë; në një ulje të të ardhurave në tërësi në ekonomi. Ndërkohë që shtrimi i të moshuarve kërkon më shumë shpenzime nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve.

Related posts

Krasniqi: Secili vendim i Atiqit do të ketë mbështetjen e nivelit qëndror

admin

Policia sekuestron mallra të ndryshme pa deklarim në Leposaviq

admin

Izolohen 1 milion njerëz në Vuhan shkaku i Covidit

admin