RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Daçiq kërcënon Kosovën: Nëse dërgoni policinë në veri shkrepen armët

daciq-kercenon-kosoven:-nese-dergoni-policine-ne-veri-shkrepen-armet

“Asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë”.

Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në një intervistë për Euronews Serbia.

Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë”, theksoi ai.

Duke iu referuar propozimit franko-gjerman, ai deklaroi se është e papranueshme që të vlerësohet unanimisht në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sepse thelbi është “që Serbia të njohë drejtpërdrejt apo tërthorazi Kosovën.

Kjo, shtoi ai, është e papranueshme për Beogradin.

“Ne besojmë se është bërë në mënyrë të njëanshme, gjë që është e papranueshme ndërkombëtarisht. Filloi nga fakti se Prishtina dhe disa vende që e njohën besojnë se kjo çështje nuk duhet të ngrihet më. Ne besojmë se, bazuar në Rezolutën 1244, duhet të bëhet dialog. Ata duan që një zgjidhje e imponuar në mënyrë të njëanshme të pranohet nga ana jonë”, nënvizoi Daçiç.

Related posts

“Trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Siri”

rezart morina

Si Suedia e paqtë po kthehet në vendin e vrasjeve

admin

Vdekja e 29-vjeçarit me ngjyrë në SHBA, 5 policë akuzohen për vrasje

admin