RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarkë, përçarje midis koalicionit qeverisës për riatdhesimin e grave dhe fëmijëve nga kampi sirian

danimarke,-percarje-midis-koalicionit-qeverises-per-riatdhesimin-e-grave-dhe-femijeve-nga-kampi-sirian

Brenda koalicionit qeverisës së Danimarkës janë shfaqur përçarje lidhur me çështjen e riatdhesimit të qytetarëve danezë, respektivisht grave dhe fëmijëve nga kampi i ndalimit Roj në Sirinë verilindore, transmeton Anadolu.

Partia e të moderuarve (Moderaterne), një partner i koalicionit, dëshiron riatdhesimin e fëmijëve edhe nëse kërkohet që nënat e tyre të jenë përkrah tyre, ndërsa dy partitë tjera, Social Demokratëtëve dhe Liberalët, kundërshtojnë kthimin e grave në Danimarkë pasi thonë se kanë qenë simpatizues ose bashkëshortë të militantëve të DEASH-it.

Raportet sugjerojnë se pesë fëmijë dhe tre nëna me prejardhje daneze ndodhen në kamp, ku po vuajnë dënimin për një periudhë të pacaktuar.

Ndërkohë, organizatat e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin për kushtet e mjerueshme në kamp dhe kanë marrë në pyetje autoritetet daneze për mungesën e veprimeve për riatdhesimin e fëmijëve me prejardhje daneze.

Politika aktuale e qeverisë nuk i mandaton autoritetet që të evakuojnë fëmijët nga kampet pa kujdestarët e tyre (nënat), ndërkohë që nënat nuk mund të kthehen në shtëpi për shkak të revokimit të shtetësisë së tyre daneze.

Zhvillimet vijnë pasi Norvegjia riatdhesoi dy motra nga Siria së bashku me tre fëmijët e tyre për shkak të kushteve të tmerrshme në kamp.

Ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen, në një takim të komitetit parlamentar të mërkurën tha se qeveria “së shpejti” do të shpallë politikën e saj zyrtare për këtë çështje.

Related posts

Trazira në Selanik, pas vrasjes së një tinejxheri nga policia

admin

Arabia Saudite do të fillojë me aplikimin e “vizës për vizitë personale” e cila lejon edhe Umren

admin

​Konjufca: Zgjedhjet në veri vetëm sipas ligjit

rezart morina