Gjykata Themelore në Ferizaj edhe në rigjykim ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.
Krivaqa është liruar nga akuza “Dhunimi”.
Ndërsa, Arbër Sejdiu, i akuzuar për veprën penale ‘Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë’, është dënuar me 15 vite burgim, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22 gusht 2021.