RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Deklaratat për rastin e Deharit, Prokuroria Speciale fton për intervistim Sami Kurteshin

deklaratat-per-rastin-e-deharit,-prokuroria-speciale-fton-per-intervistim-sami-kurteshin

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për intervistim me 20 gusht, lidhur me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit.

“Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale”, ka shkruar Kurteshi në Facebook.

Sipas Kurteshit, kjo thirrje e tij për intervistim, pas intervistimit edhe të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, vë në pah dy pyetje thelbësore “A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale? – “Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?”.

Related posts

Procesi për shkarkimin e kryetarëve, BE: Rezultati i votimit në veri nuk kontribuon në uljen e tensioneve

admin

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

admin

Bie nga ndërtesa, humb jetën punëtori në Prishtinë

rezart morina