RTV AHIRETI
Lajme

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në AP të NATO-s, mbështetje votimit të Kosovës si anëtar i asociuar

delegacioni-i-kuvendit-te-shqiperise-ne-ap-te-nato-s,-mbeshtetje-votimit-te-kosoves-si-anetar-i-asociuar

Delegacioni i përhershëm i Kuvedit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Mimi Kodheli mori pjesë në Sesionin e Pranverës të organizuar në Sofje të Bullgarisë në datat 24-27 maj 2024.

Diskutimet ishin të ndryshme, por ato u fokusuan më së shumti në situatën dhe mbështetjen për Ukrainën, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe krahun jugor të Aleancës, partnerët në risk si dhe partneritetet e reja të Asamblesë.

Samiti i Uashingtonit dhe mesazhet që AP NATO do të përcjellë në këtë aktivitet u diskutuan dhe dakorduan gjithashtu gjatë këtij Sesioni.

 

Delegacioni i përhershëm nga Kuvendi i Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, në koordinim të vazhdueshëm me delegacionin e Kosovës ka punuar për arritjen e këtij objektivi prej tashmë më shumë se 1 viti, që nga momenti kur Kuvendi i Kosovës dorëzoi zyrtarisht kërkesën për ngritjen e statusit brenda Asamblesë.

Kryetarja Kodheli në cilësinë e ish-zëvendëspresidentes së Asamblesë, sot anëtare e Byrosë, ka zhvilluar takime bilaterale me partnerët për të mundësuar një votim të suksesshëm në Asamble mbi këtë çështje.

Delegacioni shqiptar ka diskutuar në çdo format të Asamblesë së NATO-s mbi të drejtën e Kosovës për të mundësuar përditësimin e statusit të saj si pasojë e zhvillimeve të fundit në rajon, por edhe si një vend me mbështetje mbi 94% proaktive për anëtarësim në NATO. /Telegrafi/

The post Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në AP të NATO-s, mbështetje votimit të Kosovës si anëtar i asociuar first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mandati i Stoltenberg përfundon më 1 tetor, ja kur NATO-ja do vendosë për emërimin e Rutte në krye të saj

admin

Evropa Qendrore mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada

rezart morina

Harris në prag të përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident, polemika mbi debatin e demokrates me Trump

RTI