RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delegacioni iz’raelit arrin në Egjipt për të diskutuar Korridorin e Filadelfit dhe Portën Kufitare Rafah

delegacioni-iz’raelit-arrin-ne-egjipt-per-te-diskutuar-korridorin-e-filadelfit-dhe-porten-kufitare-rafah

Një delegacion nga Izraeli ka shkuar në Egjipt për të diskutuar rihapjen e Korridorit të Filadelfit dhe Portës Kufitare Rafah në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit, raportojnë mediat lokale, transmeton Anadolu.

Sipas mediave, delegacioni i përbërë nga drejtori i Mossadit, David Barnea, dhe shefi i agjencisë vendase të inteligjencës izraelite Shin-Bet, Ronen Bar, kanë arritur në Kajro.

Siç thuhet, delegacioni izraelit i kryesuar nga Barnea dhe Bar do të diskutojë rihapjen e Korridorit të Filadelfit dhe Portës Kufitare Rafah në Kajro me zyrtarë egjiptianë dhe amerikanë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu kishte theksuar vazhdimin e pushtimit izraelit në Korridorin e Filadelfit si kusht për avancimin e negociatave për shkëmbimin e të burgosurve.

Ndërkaq, raportohet se Egjipti është kundër pushtimit të ushtrisë izraelite në Korridorin e Filadelfit.

Ushtria izraelite pushtoi Portën Kufitare Rafah më 7 maj dhe më pas Korridorin e Filadelfit.

Për shkak të pushtimit të Korridorit të Filadelfit dhe mbylljes së Portës Kufitare Rafah, ka pasur një rënie serioze të ndihmave që hynin në Gaza.

Përveç kësaj, të plagosurit rëndë dhe të sëmurët që duhet të trajtohen jashtë vendit nuk mund të largohen nga Gaza.

Related posts

SHBA: Yellen, çmimi i karburantit mund të rritet gjatë dimrit

admin

Arrestohet i riu në Bosnje e Hercegovinë pasi paralajmëroi se do kryejë krim në një shkollë

admin

Donin të vrisnin sa më shumë njerëz me thika e më pas t’i jepnin fund jetës, plani i dy të rinjve të arrestuar për sulmin e organizuar në koncertet e Taylor Swift! Zhgënjim i madh i fansave dhe heshtja e këngëtares

admin