RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dendias i kërkon BE-së të mbështesë Turqinë dhe Sirinë

dendias-i-kerkon-be-se-te-mbeshtese-turqine-dhe-sirine

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të mbështesë Turqinë dhe Sirinë.

Dendias, i cili merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, me Ukrainën si pika kryesore e agjendës, njoftoi në hyrje për gazetarët se në kuadër të takimit do të diskutohen çështje të tilla si Ukraina, të drejtat e grave në Afganistan, kriza klimatike dhe problemet mjedisore.

Nikos Dendias deklaroi se do të informojë homologët e tij për vizitën në Turqi.

“Do të kem mundësinë të flas edhe me kolegët e mi se si mund t’u qëndrojmë pranë të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Më vjen shumë keq ta them këtë. Është një fatkeqësi shumë e madhe që shihet për herë të parë. Nevojitet një ndihmë dhe mbështetje e madhe”, tha kryediplomati grek.

Më 12 shkurt, Dendias vizitoi qytetet Hatay dhe Adana.

Related posts

500 të shpëtuar në Mesdhe, OJF-të operacione për refugjatët

admin

​25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

RTI

Shefi i UNRWA-së: Situatë “shumë e vështirë” pasi nuk hyn ndihma në veri të Gazës

rezart morina