Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovë, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim udhëheqësen e Departamentit të Gruas së Këshillit të BI-së së Prizrenit, znj. Mërgime Kalenderi, e cila shoqërohej nga disa mualime të këtij Këshilli.
Myftiu Tërnava vlerësoi lart punën dhe angazhimin e mualimeve dhënë për edukimin e brezave të rinj, duke çmuar kështu përkushtimin që po tregojnë mualimet anekënd Kosovës. Ai edhe njëherë shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që t’i përkrahë mualimet dhe t’u ofrojë kushte atyre për ta zhvilluar procesin e tyre mësimor.
Nga ana e saj, znj. Kalenderi falënderoi Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme që ua ka dhënë atyre, si dhe më pas e uroi atë për rizgjedhjen e tij si Myfti i Kosovës, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në punën e tij.