RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deputeti izraelit: Ramazani është koha më e mirë për t’i vrarë ata

deputeti-izraelit:-ramazani-eshte-koha-me-e-mire-per-t’i-vrare-ata

Almog Cohen, një deputet nga Partia e ekstremit të djathtë hebraik në Izrael, bëri thirrje për një sulm tokësor në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, duke deklaruar se “Ramazani, muaji i shenjtë i myslimanëve, është koha më e mirë për t’i vrarë ata”.

Cohen foli për sulmet e vendit të tij në Gaza në një emision që mori pjesë në televizionin izraelit Channel 14.

Kur u pyet për qëndrimin e administratës amerikane për një sulm të mundshëm tokësor në Rafah, ku palestinezët kanë kërkuar strehim nga sulmet izraelite, Cohen u përgjigj:

Vendimi për të nisur një sulm tokësor në Rafah i përket kryeministrit Benjamin Netanyahu”.

Cohen argumentoi se një sulm tokësor në Rafah ishte i nevojshëm.

“A duhet të hyhet në Rafah me rrugë tokësore? A duhet të bëhet kur ata janë duke agjëruar, ndërsa janë të lodhur dhe të dobët? Po,” tha anëtari i Knesset.

Cohen tha se nuk mund ta kuptonte pse Izraeli nuk nisi një sulm tokësor në Rafah tani, ndërsa Ramazani është duke u zhvilluar.

“Muaji i Ramazanit është koha më e mirë për t’i vrarë. Ata janë të lodhur dhe të dobët. Nuk më vjen keq për ta, më vjen keq për vëllezërit e mi (të burgosurit izraelitë)”, shtoi Cohen.

Related posts

Më shumë se 35 mijë persona të vrarë në Gaza, Blinken: Në sulmet e Izraelit ka më shumë viktima civile sesa terroristë

admin

WSJ: Izraeli harton plane për të ‘ndjekur’ liderët e Hamasit

rezart morina

Osmani: Votimi në NATO, hap i rëndësishëm për fatin e Kosovës

RTI