Për vrasjen e Policit në veri të Kosovës ka reagur edhe Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila tha se Policia e Kosovës duhet ta garantojë sundimin e ligjit pa pasur kërcënime për dhunë.
Ajo tha se të gjithë ata që kanë nisur këtë sulm do japin llogari dhe do dalin para drejtësisë.
“Situata nuk ka ende fund për shkak të këmbimeve të zjarrit në Manastirin e Banjskës. Pamjet fillestare sugjerojnë se sulmuesit janë milici e financuar dhe e pajisur mirë, përfshirë me pajisje të blinduara. Duhet të ketë llogaridhënie dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Të shpresojmë se nuk do ketë më të plagosur”, shkroi ajo në një postim në X.
Milici është një organ i posaçëm në shërbim të regjimit fashist që mbahet për të shtypur luftën çlirimtare të popullit kundër rendit në fuqi.
Në fillim të muajit korrik, deputetja britanike kishte thënë se në veri të Kosovës “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.
Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR, pati thënë atë periudhë se nuk është gjetur asnjë provë për pretendimet e deputetes britanike, ndërkaq autoritetet e Kosovës i patën nisur hetimet. /gazetashqiptare