Një miliard e 344.50 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë deri në muajin dhjetor 2023, gjë që paraqet rritje prej 10 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin dhjetor 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera e tyre, sipas vlerësimeve, për këtë muaj ishte 129.10 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 49.90 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 36.70 për qind dhe bankat me 13.30 për qind.
Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 304.10 milionë eurove dhe është rritje prej rreth 3.50 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.71 miliardë euro, duke shënuar rritje për 62.90 milionë euro.
Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të dhjetorit 2023 janë rritur për 14.20 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 513.50 milionë eurove.