Për herën e katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të Luginës së Preshevës, këtë të enjte është organizuar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Por, qytetarët nuk kanë mundur të votojnë fare.
Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka fajësuar komisionerët e partisë së Ivica Daçiq për pengesa.
“Zgjedhjet nuk filluan fare sot në Tërnoc. Komisionerët e Ivica Daçiqit deshën ta bëjnë ligjin sot në Tërnoc, duke thënë se kjo është ‘kralevinë’. Nuk i lejuam e as që do t’i lejojmë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Këto zgjedhje ishin shansi i fundit që Kamberi të zë ulëse si deputet në Kuvendin e Serbisë.