Ka dështuar edhe rundi i tretë për zgjedhjen e rektorit të ri të UP’së.
Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, kështu konkursi për rektor të UP’së shkon në rishpallje.
Kandidatët për rektor të UP’së ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha.
Aktualisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili u zgjodh më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.
The post Dështon votimi për rektorin e ri të UP-së, konkursi shkon në rishpallje first appeared on Radio Televizioni Iliria.