Policia e Kosovës, ka dhënë më shumë detaje për vetaksidentin me fatalitet, i cili i mori jetën gruas 50-vjeçare bashkë me bashkëshortin.
Sipas raportit policor, vetaksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes nga ana e shoferit, ku si pasojë ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës duke u rrokullisur, në afërsi të Sllatinës.
Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe tri femra, njëra prej të cilave ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) për obduksion.
“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur. Lidhur me rastin ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori. Trupat e pajetë me vendim të prokurorit dërgohen në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.