RTV AHIRETI
Shëndetësi

Dhimbja e dhëmbit, si të shpëtojmë

dhimbja-e-dhembit,-si-te-shpetojme

Dhimbjet e dhëmbëve janë të tmerrshme, por fatmirësisht ekzistojnë disa receta të cilat mund t’ jua lehtësojnë dhimbjen. Kjo nuk do të thotë se duhet të gjeni rehat dhe të mos i kushtoni rëndësinë e duhur problemit, por të paktën t’i shpëtoni dhimbjes deri sa të takoni dentistin.

Ujë dhe kripë

Një një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë çaji kripë dhe shplani gojën me të. Kështu do t’i shpëtoni dhimbjes për një kohë të shkurtër.

Sodë buke dhe pastë dhëmbësh

Përzjeni pak sodë buke dhe pastë dhëmbësh. Përbërjen që krijuat vendoseni direkt në dhëmbin që ju dhemb.

Akull

Të gjithë e dimë që akulli arrin të bëjë mpirjen e një zone të caktuar. Vendosni akull mbi faqe ose fusni një kub akulli në gojë për të lehtësuar dhimbjet.

Ekstrakt vaniljeje

Vajërat esencialë, kanella, rrënjët e karajfilit ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve. Kështu shihni çfarë ju ndodhet në raftet e kuzhinës dhe futeni në gojë.

Bustina çaji

Kryesisht çaji i zi dhe ai i kamomilit kanë efekt qetësues. Kështu që për t’i shpëtuar një dhimbjeje mjafton të vendosni mbi dhëmb një bustinë të lagur çaji.

Qepë

Kjo mund të mos ju pëlqejë shumë si ide, por qepa përveç se largon dhimbjet lufton edhe infeksionin. Pra mjafton të gëlltisni një copë qepë dhe ja ku u bëtë dentistë të vetes.

Related posts

4 përfitimet e aktivitetit fizik për të moshuarit

admin

Pse mungesa e ujit nxit shtimin në peshë – Ja sa duhet të pini

admin

Mjaltë me sodë buke, kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

admin