RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhjetëra irakianë të hospitalizuar nga pluhuri i madh

dhjetera-irakiane-te-hospitalizuar-nga-pluhuri-i-madh

Një stuhi e fortë rëre e ka goditur qytetin e Irbilit të shtunën, duke e ngadalësuar trafikun për shkak të erës dhe kushteve të dukshmërisë së ulët.

Stuhia përfshiu qytetin gjatë mbrëmjes dhe u shoqërua me reshje shiu në zona të ndryshme. Disa dyqane në të gjithë vendin u mbyllën më herët për shkak të motit të ligë.

Stuhitë e rërës janë dukuri e rregullt në Irak, mirëpo thatësira në kohët e fundit ka ndikuar që këto stuhi të shpeshtohen dhe të jenë më të ashpra. Në muajin maj, disa persona janë shtruar në spitale për shkak të problemeve me frymëmarrje, teksa me shumë se nëntë stuhi rëre e kanë goditur Irakun që nga prilli.

Ekspertët kanë vlerësuar se shtetet si Iraku në të ardhmen do të përballen vazhdimisht me stuhitë e fuqishme të rërës. Shkaku i thatësisë, vendet e Lindjes së Mesme pritet të kenë mungesë të madhe të ujit të pijshëm. /koha

Related posts

BE: Planifikojmë që statusin e urës së Ibrit ta fusim në agjendën e bisedimeve në Bruksel

RTI

Kryeministri indian në një vizitë historike në Ukrainë

RTI

Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm

rezart morina