RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dialogu i parë tregtar i nivelit të lartë Turqi-BE mbahet nesër në Bruksel

dialogu-i-pare-tregtar-i-nivelit-te-larte-turqi-be-mbahet-neser-ne-bruksel

Dialogu i parë tregtar i nivelit të lartë midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) do të mbahet nesër në Bruksel, takim i cili do të bashkë-kryesohet nga ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, raporton Anadolu.

Mëngjesin e ditës së nesërme, Bolat dhe Dombrovskis do të takohen me përfaqësuesit e BE-së dhe të komunitetit të biznesit turk në një tryezë të rrumbullakët, ndërsa takimet ndërqeveritare do të mbahen pasdite.

Progresi në çështjet e tregtisë dypalëshe dhe fushat e bashkëpunimit, duke përfshirë agjendën e gjelbër dhe digjitale, do të diskutohen brenda kornizës së përcaktuar në takimin e Grupit të Punës për Tregtinë, të mbajtur në tetor të vitit 2023.

Gjithashtu janë planifikuar diskutime për thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik Turqi-BE.

Dialogu tregtar i nivelit të lartë midis Turqisë dhe BE-së ishte ndër rekomandimet në deklaratën e përbashkët mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve politike, tregtare dhe ekonomike Turqi-BE në nëntor të vitit 2023. Në atë kohë, takimi i parë nën këtë mekanizëm u vendos të mbahet më 8 korrik 2024.

Ky dialog do të sigurojë një platformë të rëndësishme për adresimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike Turqi-BE në nivelin më të lartë dhe për vazhdimin e punës pozitive për përditësimin e Unionit Doganor.

Related posts

Lufta Izrael-Palestinë: Zhvillimet më të rëndësishme në orët e fundit:

admin6

Kosova autorizon dërgimin e FSK-së për ndihmë në Türkiye

rezart morina

“Në botën gri”, ekspozohen mbi 110 piktura të Rexhep Selimit të dërguara nga Haga

admin