RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dialogu konsiderohet i pakuptimtë, përderisa nuk zbardhet rasti i sulmit në veri

dialogu-konsiderohet-i-pakuptimte,-perderisa-nuk-zbardhet-rasti-i-sulmit-ne-veri

Kosova duhet të dalë me qëndrim zyrtar dhe të kërkojë ekstradimin e të gjithë personave që ishin të përfshirë sulmin e së dielës, në krye me Milan Radojçiqin, kanë vlerësuar njohës të rrethanave. Sipas tyre, vazhdimi i dialogut pa zbardhjen e të gjitha rrethanave të sulmit në Banjskë është i pakuptimtë. Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar nëse kjo kërkesë do të bëhet në kuadër të dialogut. E BE-ja përsëriti se është në pritje të të gjitha hetimeve për rastin.

Pavarësisht se Bashkimi Evropian do ta presë sqarimin e të gjitha rrethanave për t’i nxjerrë përgjegjësit e sulmit të së dielës në veri, për palën kosovare është e qartë se grupi sulmues u mbështet politikisht dhe me logjistikë nga ana e Serbisë.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka komentuar të mërkurën rrethanën nëse Serbia nuk pranon hetimin e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Për këtë, tha ai, do të vendoset varësisht nga rezultatet.

“Për ne është e rëndësishme që hetimi të kryhet dhe të përfundojë, kur të kemi një pasqyrë të plotë dhe të qartë nga hetimi se çfarë ka ndodhur, kush qëndron pas tij, kush është përgjegjës, atëherë do të marrim vendimet ose pasojat e nevojshme, por në këtë fazë është e rëndësishme të sqarohen të gjitha faktet, të gjitha rrethanat, të gjithë fajtorët”, ka thënë Stano.

Pavarësisht situatës, zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar takime mes palëve për t’u kthyer në rrugën e dialogut. Por ende nuk janë zbardhur orari e as agjenda e takimeve.

KOHA ka pyetur në Zyrën e Kryeministrit përkitazi me rrjedhën që duhet ta ketë dialogu pas sulmeve në veri, dhe nëse do të kërkohet fillimisht ekstradimi i sulmuesve në Kosovë në krye me udhëheqësin e tyre, Milan Radoiçiq. Por të mërkurën nuk kanë ofruar sqarime.

E njohës të rrethanave vlerësojnë se para çfarëdo dialogu, Qeveria duhet të insistojë në ekstradimin dhe gjykimin e sulmuesve në Kosovë.

“Andaj Kosova duhet të dalë me një qëndrim zyrtar dhe të kërkojë ekstradimin e të gjithë personave që kanë qenë të përfshirë në këtë rast duke përfshirë edhe Milan Radojçiqin nëse një gjë e tillë vërtetohet. Kjo mendoj se duhet të jeta baza e një bashkëpunimi në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë sepse tash mendoj se nuk ka shumë kuptim as dialogu nëse nuk krijohet një mirëbesim mes dy palëve duke e shfrytëzuar dhe duke punuar në hetimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti”, ka thënë Balaj nga QKSS.

Akti i së dielës, të cilin institucionet e sigurisë e kualifikuan si terrorist, e ku mbeti i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndodhi pas dështimit të takimit në Bruksel. Në mungesë të dakordimit për rrugën para drejt zbatimit të marrëveshjes, Brukseli e fajësoi kryeministrin Albin Kurti se refuzoi propozimin e shefit të BE-së, Joseph Borrell, sa i përket sekuencimit të Marrëveshjes Bazë.

Related posts

Scholz: Do të kandidoj për kancelar në zgjedhjet federale të 2025

rezart morina

Ish-komandanti i UÇK-së lirohet nga akuza për krime lufte (Detajet)

admin

Zyrtari i NATO-s: Ukraina ka arsye legjitime ushtarake që të sulmojë brenda Rusisë

admin