Në Bruksel sot pritet të mbahet takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut.
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e fillojnë ditën me takimet e ndara ma emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak, i cili më pas do mëtoj organizimin e të ashtuquajturit takim trilateral.
Ndryshe Bashkimi Evropian ka mirëpritur thirrjen e bërë nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe re integrimin e tyre në të gjitha institucionet e vendit.
Peter Stano, ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësoj re integrimin e serbëve të Kosovës.
BE gjithashtu përsëriti thirrjen e vazhdueshme për de-përshkallëzim si dhe për implementim të plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu nga të dyja palët.
Zëdhënësi i BE-së nënvizoi se marrëveshjet e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, parashikojnë hapat dhe procedurat konkrete, gjithnjë duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës.
The post Dialogu Kosovë-Serbi, sot zhvillohet takimi i ri first appeared on Radio Televizioni Iliria.