RTV AHIRETI
Lajme

Dialogu, Macron: Ftoj Serbinë dhe të rinjtë ta zgjedhin paqen, ta zgjedhin të ardhmen

dialogu,-macron:-ftoj-serbine-dhe-te-rinjte-ta-zgjedhin-paqen,-ta-zgjedhin-te-ardhmen

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka bërë thirrje Serbisë dhe të rinjve të saj, që të zgjedhin paqen.

“Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola me guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e SHBA-së, donim të ndihmonin rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamatura, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë”.

“Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e natyrshme me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe. Kjo rrugë është e trasuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje”.

Macron ka thënë se do të mbetet i përkushtuar që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ato, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Unë personalisht do të mbetem i angazhuar, pasi jam i sigurt se edhe BE-ja në tërësi do të mbetet, te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe para së gjithash në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, thuhet në mesazhin e Macronit.

Marcon këto mesazhe i dha para vizitës së sotme në Beograd.

The post Dialogu, Macron: Ftoj Serbinë dhe të rinjtë ta zgjedhin paqen, ta zgjedhin të ardhmen first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Biden në takimin me Zelenskyy-n përsërit mbështetjen e plotë për Ukrainën

rezart morina

Ish-drejtori i Mo’ssad: Nuk mund ta mposhtim ushtarakisht Ha’masin dhe Xhi’hadin Is’lamik

admin

Vitin e ardhshëm në Britani mund të bankrotojnë 28 mijë kompani për shkak të kamatës së lartë

admin