Një zjarr i madh ka përfshirë disa vetura në një auto-servis në Vushtrri dje në mesditë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, raporton teve1.info
“Vushtrri / 27.08.2024 – 12:00. Si pasojë e një zjarri, i cili ka ndodhur për shkaqet (ende) të panjohura, janë djegur disa vetura në një auto-servis pronë e ankuesit mashkull kosovarë. Njësit relevante policore, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”. thuhet në njoftim.