RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Digjen dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut

digjen-dy-vetura-me-targa-serbe-ne-mitrovice-te-veriut

Dy vetura me targa serbe janë djegur mbrëmë në Mitrovicë, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”, ku banojnë edhe pronarët e tyre.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshsani, i cili tha se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj ka përfshirë edhe një tjetër.

Elshani bëri të ditur se zjarri është lokalizuar, derisa theksoi se ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrefikesit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar prokurorin kujdestar, i cili ka udhëzuar qe rasti te iniciohet ‘Zjarrvënie’.Të dyshuar për momentin nuk ka”, tha Elshani

Related posts

Sot protestohet për bojkotim të produkteve serbe

admin

Turqi, fillon votimi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

admin

DailyMail shkruan për Sadik Durakun që u ndalua në Serbi për “krime lufte”

RTI