Kanë diplomuar me sukses dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Akademinë Ushtarake West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Akademia Ushtarake West Point në SHBA është një ndër akademitë më prestigjoze për studimet universitare dhe përgatitjes së kadetëve për oficer. Shumë generalë dhe fytyra të njohura kanë përfunduar studimet në këtë akademi, duke përfshirë edh eish-gjeneralin e NATO-s Wesely Clarck.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar kadetët Andir Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi për dipolmimin në këtë akademi ushtarake. Ajo ka thenë se gjatë diplomimit të tyre ka qenë prezent edhe Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
“Kadetët Andrin Vuthaj dhe Vesa Ibrahimi kanë diplomuar
WestPoint_USMA , një nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë. Përkushtimi dhe puna e tyre e palodhur kanë dhënë rezultat dhe ne nuk mund të jemi më krenarë për ta!
Në diplomimin e tyre, President Joe Biden ishte aty për të uruar këta liderë të rinj të shquar. Ata do të sjellin përsëri aftësitë dhe përvojat e tyre të reja FSK_Kosova, të gatshëm për t’i shërbyer dhe mbrojtur vendin e tyre.
Ja si duket ekselenca!”