RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Diplomon gjenerata e 15-të e kadetëve, Kurti: 3 mijë e 325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit

diplomon-gjenerata-e-15-te-e-kadeteve,-kurti:-3-mije-e-325-ushtarake-jane-trajnuar-jashte-vendit

Në diplomimin e gjeneratës së 15-të të kadetëve, kryeministri Albin Kurti tha se Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka ndërtuar tashmë imazhin e një institucioni që nxjerrë oficerë që shkëlqejnë në kolegje të njohura të shteteve partnere.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Kurti tha se gjatë dy viteve të qeverisjes, 3 mijë e 325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit, përcjell teve1.info

“Bashkë me gjeneratat po shtohen edhe mundësitë për avancim të mëtejmë. Gjatë dy viteve të para të qeverisjes tonë, 3 mijë e 325 ushtarakë janë trajnuar jashtë vendit. Mbi 8 herë më shumë sesa në vitin 2019 e 2020, kur ishin vetëm 381. Kemi lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, me Shqipërinë, me Letoninë, me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë”, deklaroi ai.

Kurti theksoi se për dy vite janë rekrutuar 1 mijë e 240 ushtarë të rinj, teksa në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë të rinj dhe 388 rezervë.

Ai po ashtu shtoi se “ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten”.

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së klasës 2023 të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia është duke u mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Related posts

Reuters: Në Kosovë do të strehohen 300 të burgosur nga Danimarka, shqetësim për të drejtat e njeriut

RTI

Turqi, gruaja panameze konvertohet në Islam dhe merr emrin Ajshe

admin

Gjermania: Izraeli ka përgjegjësinë për të siguruar furnizime humanitare në Gaza

admin