RTV AHIRETI
Shëndetësi

Disa shenja të çuditshme të trupit për të cilat nuk duhet të shqetësoheni

disa-shenja-te-cuditshme-te-trupit-per-te-cilat-nuk-duhet-te-shqetesoheni

Trupi i njeriut bën shpesh mrekulli, por ndonjëherë ka disa shenja që i shtyjnë njerëzit të bëhen merak për ndonjë problem shëndetësor të mundshëm. Ndoshta, dhe juve ju ka ndodhur që t’i pulisni sytë më shumë seç duhet apo të teshtini sapo dilni në ajër të pastër.

Ka disa shenja për të cilat në fakt nuk duhet të shqetësoheni, edhe pse në dukje të parë ngjajnë si të çuditshme!

#1 Rënia e flokëve në dush

Nëse po kaloni një periudhë të vështirë këto kohë dhe shihni një rënie jo shumë normale të flokëve, Elina Ashirova, mjeke në New York thotë se kjo ndodh nga stresi, pasi ky i fundit është një shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve. Ky si proces zgjat nga tre deri në gjashtë muaj.

#2 Sqetullat tuaja janë më të errëta se zakonisht

Disa njerëz në mënyrë natyrale kanë më shumë pigment (melaninë) në lëkurën e tyre dhe njerëzit me prejardhje të caktuar racore ose etnike janë më të prirur ndaj pigmentimit të errët. Por, kjo ndodh edhe si një reagim ndaj antidjersës që përdorni apo mund të jetë acarim nga detergjenti me të cilin lani rrobat.

#3 Keni dridhje të vazhdueshme të qepallave syve

Një dridhje e herëpashershme e syve është e zakonshme, veçanërisht kur jeni të lodhur, të stresuar ose keni marrë me shumë kafeinë. Lodhja, stresi, ankthi apo ndotja e ajrit janë disa nga faktorët që ndikojnë në këtë gjendje.

#4 Nuk përkulni dot gishtat

Kjo gjendje ndodh më shumë te personat e moshës 40 deri 60 vjeç sipas mjekut ortoped, Karan Desai. Ky fenomen ndodh kur tendinat që kontrollojnë gishtat fryhet dhe i pengojnë ato të përthyhen apo lëvizin lirisht.

#5 Gjendje gripi para menstruacioneve

Lodhja, dhimbja e kokës, dhimbja e trupit, nauzea, madje edhe temperatura, të gjitha janë simptoma të zakonshme dhe njihen si sindromë premenstruale.

#6 Keni një shtresë të bardhë në gjuhë

Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore, por edhe higjiena e pamjaftueshme e gojës apo bakteret që grumbullohen në gjuhë.

#7 Mpirje e duarve gjatë gjumit

Nëse kjo ndodh në mënyrë sporadike, ka shumë mundësi që ju thjesht flini duke mbajtur duart poshtë trupit. Por, mund të jetë edhe shenjë e një artriti në qafë që ndrydh nervat nga shtylla kurrizore deri te duart.

Related posts

Kura natyrale e qepës, pastrimi ideal i veshkave

admin

E dini pse duhet të konsumoni sa më shumë sardele, sipas dietologëve

rezart morina

Erëza e karafilit, një vlerë e shtuar në dietën tuaj, lufton problemet shëndetësore!

rezart morina