RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa vende evropiane kërkojnë nga BE-ja marrjen e masave për “reduktimin e mikroplastikave”

disa-vende-evropiane-kerkojne-nga-be-ja-marrjen-e-masave-per-“reduktimin-e-mikroplastikave”

Një grup vendesh evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Holandën, kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) që të përgatisë masa detyruese kundër mbetjeve mikroplastike, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në mediat evropiane, Gjermania, Franca, Holanda, Danimarka, Luksemburgu dhe Norvegjia i dërguan një letër të përbashkët Komisionit Evropian që përfshin marrjen e masave të reja në çështjen e mikroplastikave.

Në letrën e vendeve evropiane theksohet se veprimet vullnetare kundër mbetjeve nuk janë të mjaftueshme.

Ato i bënë thirrje Komisionit Evropian që të përgatisë masa të reja për t’u zbatuar në nivel të BE-së për parandalimin dhe reduktimin e mikroplastikave në mjedis, si dhe për të kontrolluar dhe vëzhguar përputhshmërinë me rregullat e reja duke krijuar një sistem të përbashkët për monitorimin e mikroplastikës në ajër, ujë dhe tokë në të gjithë Evropën.

Komisioni Evropian muajin e ardhshëm do t‘i paraqesë vendeve anëtare dhe Parlamentit Evropian (PE) masat e reja që do të përcaktojnë reduktimin me 30 për qind deri në vitin 2030 të mikroplastikave të lëshuara në mjedis.

BE-ja ka iniciuar nisma të ndryshme që do të ndalojnë mikroplastikat e përdorura në produktet e kozmetikës, detergjentëve dhe bojërave.

Mikroplastika, e cila është grimcë polimerike me formë të rregullt ose të parregullt më të vogël se 5 milimetra kryesisht të patretshme në ujë dhe te derivat e naftës, aktualisht është zbuluar në akullnaja, rajonet e thella të oqeaneve dhe në trupat e njeriut.

Related posts

Ushtria izraelite largohet nga Gaza

admin

Talebanët luftojnë për të ofruar shërbimet që dikur i pengonin

admin

OBSH: Numri i rasteve me Covid-19 sërish në rritje

admin