Tre maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shypit, ku bëhet thirrje për të drejtat që lidhen me gazetarët dhe ndjekësit.
Për këtë ditë të rëndësishme, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, doli në një video mesazh ku bëri thirrje për ndalimin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj punonjësve të medias.
“Në këtë dhe çdo Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, bota duhet të flasë me një zë. Ndaloni kërcënimet dhe sulmet. Ndaloni arrestimin dhe burgosjen e gazetarëve për kryerjen e punës së tyre. Ndaloni gënjeshtrat dhe dezinformatat. Teksa gazetarët mbrojnë të vërtetën, bota qëndron me ta. Kjo ditë nxjerr në pah një të vërtetë themelore: e gjithë liria jonë varet nga liria e shtypit”, tha Antonio Guterres – Sekretar i OKB-së.
Guterres vuri sërish në fokus problematikat që po përballet liria e medias dhe shtypit, që sipas tij përfaqëson të drejtat e njeriut.
“Liria e shtypit është themeli i demokracisë dhe drejtësisë. Ajo na jep të gjithëve faktet që na duhen për të formuar opinione dhe për t’i thënë të vërtetën pushtetit. Dhe siç na kujton tema e këtij viti, liria e shtypit përfaqëson vetë gjakun e të drejtave të njeriut. Por në çdo cep të botës, liria shtypi është nën sulm. Rritja e përqendrimit të industrisë së medias në duart e disave, kolapsi financiar i shumë organizatave të pavarura të lajmeve dhe një rritje e ligjeve dhe rregulloreve kombëtare që mbytin gazetarët, po zgjerojnë më tej censurën dhe po kërcënojnë lirinë e shprehjes”, u shpreh ai.
UNESCO priti 30 vjetorin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ata mbajtën konferencë ku diskutuan disa nga çështjet kryesore. /tch
UN Chief Guterres:“Truth Is Threatened By Disinformation & Hate Speech”
“Truth is threatened by disinformation & hate speech seeking to blur the lines between fact & fiction,between science & conspiracy. As journalists stand up for truth,the world stands up with them.” pic.twitter.com/TuEiuagAXl
— Sophia Dahl (@sophiadahl1) May 3, 2023