RTV AHIRETI
Lajme

​Dita e fundit për formim të koalicioneve, Elezi: Nuk do të ketë shtyrje, është afat ligjor

​dita-e-fundit-per-formim-te-koalicioneve,-elezi:-nuk-do-te-kete-shtyrje,-eshte-afat-ligjor

Sot në orën 16:00 përfundon afati për të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë KQZ-në se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do të garojnë si pjesë e koalicionit.

Deri më tani janë njoftuar tri koalicione të formuara nga 6 parti politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të këtij afati, pasi kohëzgjatja e tij është e përcaktuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Sot do të përfundojë edhe afati tjetër për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Sipas KQZ-së, deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.

The post ​Dita e fundit për formim të koalicioneve, Elezi: Nuk do të ketë shtyrje, është afat ligjor first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Analiza/ A po kërkon Rusia të destabilizojë Kosovën përmes Serbisë?

admin

Fillon Samiti i Liderëve të G20 në Indi

rezart morina

Greqia dhe Bullgaria nënshkruajnë memorandumin që ndryshon hartën energjetike të Evropës Juglindore

admin