“Pas 14 vitesh beteja ligjore, Julian Assange është i lirë të shkojë në shtëpi”, u tha gazetarëve avokatja Jennifer Robinson jashtë gjykatës në ishullin Saipan, ku u mbajt marrëveshja e themeluesit të WikiLeaks me drejtësinë amerikane. Gjykatësja Ramona Manglona pranoi deklarimin e tij të fajësisë për komplot për marrjen dhe zbulimin e dokumenteve të fshehta të sigurisë kombëtare të