RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dodik mbron vendimin për t’i ndarë Putinit medaljen e nderit

dodik-mbron-vendimin-per-t’i-ndare-putinit-medaljen-e-nderit

Udhëheqësi serb Milorad Dodik tha se nderimi i presidentit rus Vladimir Putin me medaljen më të lartë të nderit ndodhi për arsye se Rusia është garantuesi më i ndershëm i paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi nuk ka të bëjë fare me luftën në Ukrainë, tha Dodik në një ceremoni me ushtarët e Republikës Sërpska, njëri nga entitetet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Rusia ka dëshmuar se është garantuesi më i ndershëm i Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”, tha Dodik, duke shtuar se ai mund t’i ndajë një nderim edhe presidentit të SHBA-së dhe kancelarit gjerman në vitet e ardhshme.

Dodik i ndau Putinit medaljen të dielën për “shqetësimin dhe dashurinë e tij patriotike” për Republikën Sërpska.

Një ceremoni u mbajt në Banja Luka për të përkujtuar Ditën Kombëtare të Republikës Sërpska, kur serbët e Bosnjës shpallën shtetin e tyre në Bosnjë më 9 janar 1992.

Dodik pritet të vizitojë Rusinë, ku do t’i dorëzojë medaljen Putinit.

Ndërkohë, serbët e Bosnjës festuan përvjetorin e themelimit të njësisë së vogël në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Serbët e Bosnjës e konsiderojnë 9 janarin festën më të rëndësishme të shtetit të tyre.

Megjithatë, në fund të nëntorit 2015, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës vendosi se festimi i Ditës së Shtetësisë së Republika Sërpska mund të jetë diskriminues për grupet e tjera etnike në vend.

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës u krijua me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund Luftës së Bosnjës. Ajo përbëhet nga dy gjyqtarë boshnjakë, dy serbë, dy kroatë dhe tre gjyqtarë të huaj dhe vendimet e saj janë ligjërisht të detyrueshme.

Por serbët në Republikës Sërpska kaluan me shumicë dërrmuese një referendum të diskutueshëm për “festën kombëtare” në shtator 2016.

Më shumë se 99 për qind e votuesve në territorin me shumicë serbe zgjodhën ta bëjnë 9 janarin “Ditën e shtetësisë”, duke nxitur frikën se referendumi mund të jetë hapi i parë drejt kërkimit të pavarësisë nga Bosnjë dhe Hercegovina, vend i copëtuar nga konflikti i dhunshëm etnik në vitet 1990.

Related posts

BE akordon mbi 300 miliardë euro për bujqësinë në periudhën 2023-27

admin

Besimtarët e vendeve të rajonit falin namazin e teravisë së parë

admin

OKB: Në botë ka rreth 281 milionë migrantë ndërkombëtarë

RTI