Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik deklaroi se nuk do të lejojë kurrë që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin dhe pikëpamjet e Beogradit për Kosovën, pra Prishtinën, janë pikëpamjet tona dhe ne e ndjekim gjithmonë atë”, u tha Dodik gazetarëve në Banja Luka, shkruan N1.
Dodik u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka probleme të mëdha për të dëshmuar legjitimitetin e tij.
Sipad Dodik, Kurti është ende në institucione të përkohshme që nuk janë ligjore dhe as të njohura ndërkombëtarisht.
Ndër të tjera, Dodik theksoi se shqiptarët nga Kosova janë separatistë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të cilët po tentojnë të kapin një pjesë legjitime të vendit dhe nuk po sillen në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.