RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

dodik:-republika-srpska-po-shkon-drejt-pavaresise,-bota-nuk-eshte-vetem-shba-dhe-be

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë Hercegovinës, Milorad Dodik është treguar i ashpër dhe kritik në reagimin e tij të fundit.

Ai ka paralajmëruar se Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, duke theksuar se bota nuk është vetëm BE dhe SHBA.

“Mund të mos jetë e mundur në këtë moment, por duhet të punojmë për të dhe nëse ndalojmë së foluri për këtë, nuk do ta arrijmë qëllimin”, ka thënë Dodik.

Ndër të tjera ai ka shtuar se bë botë ka fuqi të tjera me të cilat mund të bashkëpunohet .

“Nuk do të duam që papagajtë të përsërisin atë që thotë Brukseli dhe nuk do të ndjekim sanksionet e tyre ndaj Rusisë”, ka thënë më tej ai.

Related posts

Takimi Biden-Zelensky, SHBA ndihmë të re prej 225 milionë dollarësh për Kievin

admin

Një kolonë me automjete të blinduara të policisë hynë në Zveçan

rezart morina

Shefi i EULEX-it: Është opsion edhe dërgimi i mijëra trupave shtesë të NATO-s në Kosovë

rezart morina