Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kryeqytet.
Cak i këtij aksioni kanë qenë barnatoret, të cilat dyshohet se mbajnë mallra të kontrabanduara.
Aksioni ka nisur nga orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë dhe është zhvilluar në gjashtë lokacione të ndryshme.
Ekipi i Telegrafit ka qenë në vendngjarje, ku ka përcjell për së afërmi këtë aksion.
Dogana ka njoftuar se më vonë do të dal me detaje rreth këtij aksioni.