Dogana e Kosovës ka konfiskuar mall me vlerë mbi 10 mijë euro në fshatin Sllatinë të Vitisë.
Sipas njoftimit, Dogana ka përcjellë një veturë me targa nga Kosova e cila ka hyrë ilegalisht nga brezi kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe ka arritur ta ndalë në fshatin Sllatinë të Vitisë.
“Janë konfiskuar 546 kilogramë mjaltë dhe 465 kilogramë duhan i papërpunuar. Ato, sipas njoftimit, ishin ndarë në kovë plastike. Vlera e mallit sipas tregut është mbi 10 mijë, ndërsa shmangie nga taksat doganore është mbi 18 mijë euro. Automjeti dhe malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë në Ferizaj. Rasti mbetet të trajtohet nga njësit relevante të doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.