RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dokumentet e zbuluara në Pentagon: “Mbi 110 mijë viktima ruse” në luftë me Ukrainën

dokumentet-e-zbuluara-ne-pentagon:-“mbi-110-mije-viktima-ruse”-ne-lufte-me-ukrainen

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) në raportin e fundit të publikuar thekson se numri i rusëve të plagosur dhe të vrarë në luftimet në Ukrainë është rreth 110 000 mijë.

Mediat e huaja shkruajnë se në një nga dokumentet e zbuluara të Pentagonit, përfaqësuesit e shërbimeve të inteligjencës amerikane thonë se FSB “akuzoi” Ministrinë ruse të Mbrojtjes “për fshehjen e humbjeve ruse në Ukrainë”.

Ndër të tjera në dokumente pretendohet se në numrin e viktimave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk përfshihen ushtarët e vdekur dhe të plagosur të Gardës Kombëtare Ruse, seksioni i burrave të organizatës mercenare ruse Wagner dhe luftëtarët çeçenë të Ramzan Kadyrov. Forcat e shpërndara luftarake që Kremlini ka vendosur në Ukrainë, ndonjëherë kanë vepruar në kundërshtim me njëra-tjetrën, duke i komplikuar më tej operacionet ushtarake të Rusisë.

Dokumentet e sapo publikuara nxjerrin në pah armiqësinë midis qeverisë dhe shërbimeve sekrete. Ndërkohë që dokumentet e zbuluara që detajojnë numrin e viktimave tregojnë se FSB kundërshton llogaritjet e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse për viktimat ushtarake ruse në Ukrainë.

Sipas inteligjencës amerikane, ky informacion tregon ngurrimin e ushtrisë “për të bartur lajme të këqija në zinxhirin komandues”.

Dokumentet e zbuluara thonë se presidenti rus Vladimir Putin personalisht u përpoq të zgjidhte konfliktin midis themeluesit mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu , të cilin ai e thirri në një takim të përbashkët më 22 shkurt.

Prigozhin ishte ankuar më parë se i mungonin municionet për të luftuar, duke fajësuar për mungesat me të cilat po përballeshin njerëzit e tij Shoigu dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.

Ndërkaq në media duke cituar një tjetër dokument të zbuluar shkruhet se sipas vlerësimeve të ushtrisë amerikane, viktimat ruse varionin nga 189,500 në 223,000, nga të cilat 35,500-43,000 ishin vrarë. Sipas këtij dokumenti, humbjet e Ukrainës variojnë nga 124.500 deri në 131.000 prej të cilave të vdekurit arrijnë në 15.500-17.500.

Në fillim të prillit 2023, faqja e gazetarisë investigative Mediazona dhe shërbimi rus i BBC-së, në bashkëpunim me një grup vullnetarësh, arritën të identifikonin nga burime të hapura emrat e 19,688 ushtarëve rusë që u vranë gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

Herën e fundit që Ministria Ruse e Mbrojtjes publikoi informacione për viktimat ishte më 21 shtator 2022, ditën kur u shpall mobilizimi. Në atë kohë, ministria ruse pretendoi se 5,937 ushtarë rusë ishin vrarë në Ukrainë. /shenja

Related posts

Kosova bën hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, pranohet aplikimi

admin

Rritet në 40.223 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

RTI

Kenia thotë se largimi i Rusisë nga marrëveshja për drithërat është thikë pas shpine

admin