RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Dorëhiqu Mimozë”, “Poshtë Qeveria”, disa nga thirrjet e veteranëve gjatë protestës

“dorehiqu-mimoze”,-“poshte-qeveria”,-disa-nga-thirrjet-e-veteraneve-gjate-protestes

Ka përfunduar protesta e veteranëve, e cila u mbajt si shenjë pakënaqësie që të njëjtit nuk u përfshinë në Ligjin e pagës minimale, që u votua dy ditë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Teksa u protestua edhe për disa audio-incizime të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me ish deputetin e Parlamentit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Sllavko Simiq, ku dëgjohet duke biseduar me Listën Serbe për UÇK-në dhe projektligjin për pensionet e veteranëve.

Protestuesit me vete kishin edhe disa pankarta me shkrimet “Mimozë: At kallxoj “Radoja” se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”, “Dorëhiqu Mimozë”, “Poshtë Qeveria”, përcjell teve1.info

Gjatë kësaj proteste, foli edhe kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkini, i cili hodhi kritika ndaj Qeverisë.

Ai tha se “krejt Kosova është për liri”, teksa pyeti se ku janë udhëheqësit e shtetit që nuk po i përkrahin.

Sipas tij, Qeveria dijnë vetëm të mashtrojnë.

Në këtë protestë morën pjesë një numër i konsiderushëm i qytetarëve.

Related posts

“Mbështesim Ukrainën në luftën e saj”- Kancelari gjerman Scholz: Putin e shkeli parimin e paqes! Kufijtë s’ndryshohen me dhunë

admin

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

RTI

Kurti takon emisarët e Gjermanisë dhe Sllovenisë: I marrim parasysh brengat e ndërkombëtarëve

admin