RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drejtori i Policisë së Kosovës vizitoi zyrtarët policorë në veri të vendit

drejtori-i-policise-se-kosoves-vizitoi-zyrtaret-policore-ne-veri-te-vendit

Drejtori i përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha, ka vizituar zyrtarët policorë në veri të vendit.

Sipas njoftimit të policisë, kolonel Gazmend Hoxha së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm Fehmi HOTI dhe Atasheun Kimberly Riffe, DOJ-ICITAP pranë Ambasadës Amerikane vizituan veriun e vendit, gjegjësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku më 24 Shtator 2023 u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.

Hoxha ka biseduar me zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave në atë pjesë të vendit.

Takimet me zyrtarët policorë, drejtori i ka përgëzuar për punën e angazhimin e kryerjeve të detyrave duke ofruar siguri.

“Drejtori HOXHA bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit. Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit. Po ashtu, delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri z. Veton ELSHANI, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së bashku me bashkëpunëtor ka vizituar vendin e rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberit.

Related posts

Trump ndryshon mendje! I bashkohet TikTok dhe fiton 4 milionë ndjekës në ditën e parë

admin

Konjufca: Në vend që të gjykohej Serbia po gjykohet UÇK-ja

rezart morina

Prizren, babai në gjendje të dehur vret me thikë vajzën e tij 21- vjeçare

admin